INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Informacion me një klik. Portali i informimit shkurton kohë por a i garanton të dhënat personale? [VIDEO]

Publikuar më: 16:23 21-03-2018

Në Shqipërinë e tranzicionit e drejta e informimit për qytetarët por dhe vetë gazetarët nuk është respektuar aq sa duhet. Për këtë qëllim qeveria shqiptare ka ngritur portalin online pyetshtetin.al, ku gjithkush që kërkon një informacion mund të marrë përgjigje. Në një intervistë për IN news kreu i unionit të gazetarëve Aleksandër Cipa thotë se kjo nismë është pozitive për disa arsye.

Aleksandër Çipa:
“Shkurton kohë, mund dhe lodhje për qytetarët dhe gazetarët”
Por Aleksandër Cipa ka një sugjerim për Komisionerin e të drejtave të informimit si dhe mbrojtjen e ët dhënave personale si institucioni përgjegjës i këtij projekti pilot.
Aleksandër Çipa:
“Të garantohen të dhënat personale të qytetarëve tanë”.
Edhe pse gjithnjë ka vend për skepticizëm, Aleksandër Cipa thotë se një nismë e tillë është e nevojshme për realitetin shqiptar.

Article Logic
Execution time: 0.0049829483032227