Instagram po mendon vërtetë për përdoruesit duke nisur të zbatoje filozofinë e shpenzimit efektiv të kohës. Kur përdoruesi është shumë aktiv në Insta, ai do të marrë një njoftim. Mesazhi që përcillet në këtë rast është që ai ka parë çdo postim të 2 ditëve të fundit (sigurisht nëqoftëse ai e ka bërë vërtet këtë gjë). Përveç këtij ndryshimi, Instagram po bëhet gati që të lançojë dhe një shërbim "do not disturb" në ditët në vijim. Facebook dhe WhatsApp kanë testuar më parë një sistem të ngjashëm, prandaj applikacioni i Insta duket se ka më pak premisa për të gabuar, kjo falë faktit që është e lehtë që të mësosh nga gabimet e kompanisë mëmë.