INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
INSTAT, Raporti i fundit - Shqipëria po plaket! Arsyet…

INSTAT, Raporti i fundit - Shqipëria po plaket! Arsyet…

Publikuar më: 15:19 04-04-2016

Shqipëria po plaket dhe arsyet janë këto: Numri i lindjeve po ulet, ai i vdekjeve po rritet dhe emigracioni po shtohet!
E këtë situatë aspak pozitive e faktojnë dhe të dhënat e INSTAT, që flasin se në tremujorin e katërt të 2015 janë shënuar 8363 lindje, 2% me pak se e njëjta periudhe e një viti më parë dhe janë regjistruar rreth 5298 vdekje.
Edhe daljet e shqiptarëve jashtë kufinjve në këtë periudhë  janë rritur me 10.9% dhe numri i martesave është ulur me 469 martesa me pak.
Nga të gjitha qarqet vetëm Tirana, Durrësi dhe Vlora kanë njohur rritje të popullsisë, ndërsa popullsia e të gjitha qarqeve të tjera ka pësuar rënie.

Shqipëria që nga një janari i 2016 ka 2 .89 mln banorë dhe sipas INSTAT 6.276 banorë me pak krahasuar me 1 janarin e 2015.

Article Logic
Execution time: 0.0034799575805664