INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Institucioni i Avokatit të Popullit: Disa shtete i japin kompetenca të plota

Institucioni i Avokatit të Popullit: Disa shtete i japin kompetenca të plota

Publikuar më: 19:05 09-02-2017

Institucioni i avokatit te popullit e ka origjinën në Suedinë e fillim-shekullit te XIX. Në vitin 1809 u krijua  një  kushtetutë e re bazuar mbi balancën e pushteteve ndërmjet mbretit dhe parlamentit. Ombudsmani u pa si institucion që duhej të ishte i pavarur nga mbreti dhe t‘i jepte llogari vetëm parlamentit. Mbrojtësi i qytetarëve ose Ombudsmani  është organ i pavarur dhe autonom shtetëror i ngarkuar për të mbrojtur dhe avansuar rrespektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut. Imunitetin të cilin e gëzon Mbrojtësi i qytetarëve i mundëson pavarësi dhe autonomi në punën e tij.

Individi mund t‘i drejtohet gjykatës, por mund t‘i drejtohet edhe Ombudsmanit, si institucion i cili mund t‘i japë zgjidhje më të shpejtë në kohë dhe me më pak shpenzime, duke tentuar të vërë në vend drejtësinë administrative të mohuar apo cenuar. Ombudsmani në disa raste është zgjedhja e parë e një  individi për  të gjetur zgjidhje për ankesën e tij, ndërkohë që detyra e një Ombudsmani shkon përtej shqyrtimit të një  ankese të vetme. Për shkak të kompetencave që ai ka, roli i tij në zgjerimin e hetimeve në çështje të thella administrative që mund të prekin një numër të madh individësh, e bën atë të adresojë probleme që ndihmojnë në promovimin e një qeverisjeje demokratike, të hapur dh  të përgjegjshme.

Article Logic
Execution time: 0.0040960311889648