INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Intervista “In” e kryeministrit Edi Rama

Intervista “In” e kryeministrit Edi Rama

Publikuar më: 15:52 29-07-2017

Intervista “In” e kryeministrit Edi Rama është parë nga mijëra qytetarë pasi për herë të parë numri një i qeverisë ka pranuar të flasë hapur për jetën e tij personale. Emisioni “Tek Unë” me moderatore Arjola Shehun ku i ftuar ishte kreu i qeverisë Edi Rama është publikuar në faqen zyrtare të kreut të qeverisë Rama si dhe në facebook-un e In Tv Albania.

Intervista_me_e_bukur_qe_i_eshte_bere.png

Intervista ku kryeministri rrëfen detaje mbi jetën personale por edhe politike është parë nga mijëra ndjekës, ndërkohë që nuk kanë munguar komentet e tyre. Emisioni është konsideruar si “super ide” nga disa komentues e për disa të tjerë intervista e dhënë nga Rama është “e thjeshtë dhe shumë shpirtërore”.Shumë prej tyre kanë vlerësuar punën e bërë nga qeveria nën drejtimin e tij. “Kryeministër nga pikëpamja ime je nji artist i madh dhe nji politikan i suksesshëm.

Te_IN.png

Po punon shumë, nëse punon kështu edhe në të ardhmen më të njëjtin plan i gjithë populli shqiptar do përfitoj dhe do të ecë shumë përpara”-komenton një ndjekës. Ndërsa një tjetër kërkon që të ketë më shumë vëmendje për shtresat e varfra. “Je i gjithanshëm. Vlerësim për punën dhe veprën tuaj. Me sa të mundesh bëj më shumë për shtresat e varfra. Urime për gjithshka”. Ndërkohë ekstradimi i Ballist Morinës ka shqetësuar jo pak shqiptarë, të cilët i janë drejtuar kryeministrit duke kërkuar që të ndërhyjë për të mos lejuar ekstradimin e tij nga Kroacia drejt Serbisë.

Article Logic
Execution time: 0.00364089012146