INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Inva Mula do interpretojë në Serbi do pritet nga Vuçiç

Inva Mula do interpretojë në Serbi do pritet nga Vuçiç

Publikuar më: 09:32 24-05-2016

Sopranoja Inva Mula do të interpretojë në Beograd në Teatrin Kombëtar në 24 dhe 25 maj. Media serbe “B92”kanë shkruar se ajo do të pritet nga Kryeministri Aleksandër Vuçiç. Mula do të interpretojë rolin e Mimit në operan “La Boheme” të Puçinit si e ftuar speciale. “B92” shkruan se repertori i artistes, të lindur në Tiranë, përfshin një gamë të gjerë të roleve, duke përfshirë edhe në opera të tillë Lucia di Lammermoor, Manon, eliksirin e dashurisë, Falstaff, Mireille, La Traviata dhe Rigoletto.
Për Mulën është prezantuar dhe një profil artistik i saj duke përmendur dhe shumë konkurse dhe çmime në botë të fituara nga ajo. Si ai në Barcelonë, Bukuresht, Paris dhe në Shqipëri.
Vetë sporanoja për “B92” është shprehur se është shumë e lumtur që do shkojë në një teatër ku 71 vite më parë e madhja Tefta Tashko Koço ka kënduar “La boheme”. Kjo përbën histori, thotë Mula duke shtuar se do këndoj për herë të parë në ketë teatër në periudhën postkomuniste.
Ndërsa Dejan Saviç nga Teatri Kombëtar i Beogradit kur u nënshkrua marrëveshja me TKOB tha: “Kemi ide të njëjta për artin dhe kulturën, e ndiejmë nevojën që të jemi të bashkuar nëpërmjet kulturës dhe artit, duke gjetur gjërat që na bashkojnë dhe jo ato që na ndajnë”.

Article Logic
Execution time: 0.002525806427002