INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ironia e Palokës: Saja ka shumë patenta, shumë euro.Rama ku hyn këtu?!

Ironia e Palokës: Saja ka shumë patenta, shumë euro.Rama ku hyn këtu?!

Publikuar më: 12:20 19-11-2017

Opozita është e shqetësuar për udhëtimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri jashtë vendit. Ditët e fundit është folur për largimin e Tahirit drejt Gjermaninë, ndërkohë që prokuroria ka ndërmarrë një hetim lidhur me dyshimin se ai është i përfshirë në trafiku e drogës. Deputeti i PD-së, Edi Paloka ka ironizuar keq qeverinë lidhur me Tahirin. Në një postim në rrjetin e tij social, Paloka ironizon udhëtimin e Tahirit, duke thënë se nuk dihet se kush Saimir ka ikur. Ai ironizon duke pyetur se cili Saimir iku në Gjermani, ish-ministri apo kamionisti.

Statusi i Palokës:
Mediat po flasin per nje Sajmir nga ata te pergjimeve te antimafias italiane, qe paska ikur ne Gjermani. Me siguri do jete ai Sajmiri shofer kamioni se per Sajmirin minister ka dhene garanci Rama qe nuk mund te levizi nga vendi. Votoi maxhoranca ne Parlament qe t’i bllokohet pasaporta… Pastaj eshte bere shume e ngatrruar kjo pune; shume Saje, shume patenta, shume pasaporta, shume euro… Sajmir Tahiri minister ka kusherinj Habilajt, nuk ka skaf po ka dy patenta lundrimi, ka Audi te shitur por ne pronesi ende te tij… Sajmir kamionisti, nuk dihet cfare i ka Habilajt, po ata i bejne dhurata te shtrenjta gruas dhe nenes se tij, mendojne qe 5 milion euro ne muaj nuk i mjaftojne dhe propozojne ti dergojne 20 milion euro “per fushaten e kamionisteve socialiste”. Sajmir Sota, mban dokumentat e Sajes minister ne makine, fiton tendera nga Saja minister dhe ka 865 mije euro kesh qe thote se jane te tijat. Kush Saje te kete ikur ne Gjermani? Te jete ministri qe ka shkuar me cante per te blere hekur apo kamionisti me dokumenta te ministrit?
Ne fund te fundit , Rama ku hyn ketu??? Ai nuk di cfare ben vete, jo te dije se c’bejne gjithe keta Saje.

Article Logic
Execution time: 0.0033500194549561