Në ditën e mësuesve, kur shumica punojnë në kushte të vështira dhe pagesat nuk janë në nivelet e duhura profesori Albano Zhapaj, ka vendosur të urojë në mënyrë ironikë Ministren e Arsimit, në vend të mimozave ai zgjedh ta “respektojë” me bimën e hashashit.
Në satusin e tij në FB Zhapaj shkruan:
Urime Ministreshës së Arsimit për 7 Marsin, me “mimozat” që na solli qeveria e saj. Urime se na i bëtë Shqipërinë dhe arsimin lule.