“Gëzuar ditën e Verës, këtë vit është e veçantë se Lala e feston në 14, Luli e feston në 16, ndërsa lali e feston në datën 17”, kështu u shpreh Rama para gazetarëve teksa ndodhet në Elbasan me rastin e Ditës së Verës.
Kryeministri së bashku me kabinetin ndodhen në Elbasan ku po marrin pjesë edhe në aktivitetet e zhvilluara në ‘kryeqytetin e festës.
Krah Ramës në rrugët e qytetit ka qënë edhe kryetari i Bashkisë Qazim Sejdi, dhe kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla.
Kujtojmë se në datë 16 PD-LSI kanë paralajmëruar protestë, ndërsa në 17 pritet të festohet Dita e Verës në Tiranë e cila u shty për shkak të motit.