Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e 20-vjeçares shqiptare, në Itali.
Sipas mediave italiane, Anxhela Meçanit me origjinë nga Fieri, kishte disa vite që jetonte në Itali.
Në shkurt të viti të kaluar ajo ishte martuar me një shtetas italian, martesë e cila nuk zgjati shumë. Që në maj të këtij viti çifti nuk jetonin më bashkë.
Sipas dëshmisë së ish bashkëshortit, shkak për këtë divorcin ishte bërë puna e tij e paqëndrueshme dhe që duhet të lëviznin shpesh nga një zonë në një tjetër.
Kjo gjë nuk i ka pëlqyer 20-vjeçares e cila i ka kërkuar të ndahen.
Prej disa muajsh ajo kishte nisur bashkëjetesën me një person tjetër.
Në dëshminë e tij, ish bashkëshorti i viktimës, Massimiliano, ka deklaruar se vdekjen e Anxhelës e ka marr vesh rastësisht kur telefoni partnerin e ri të saj.
“Më tha vetëm që nuk mund të fliste, që ishte në polici dhe se e kishin vrarë”.
“Fillimisht mendova një aksident. Ishte prostitutë? Jo për sa kisha unë dijeni. Kur rrinte me mua në Ravenna, nuk kam kuptuar kurrë asgjë. Pas kësaj nuk di se çfarë mund të ketë bërë”, thotë Massimiliano, ndërsa më pas shton: “Ishte një vajzë gjithnjë e qeshur. Nuk meritonte këtë fund, ishte kaq e re.”
Ndërsa duke i'u referuar vrasjes së mundshme, ai thotë se kushdo që ka bërë diçka të tillë është një fundërrinë. “Mund të zihesh, por nuk mund të arrish të vrasësh dikë në atë mënyrë. Vetëm mendimi për t’i bërë keq dikujt është prej injoranti dhe barbari. Për fat të keq kjo shoqëri po shkon drejt kësaj rruge.”
Mësohet se Anxhela Meçani, kishte shkuar në Itali për një jetë më të mirë, asaj i kishte vdekur nëna dhe i përkiste komunitetit rom.