INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish-kryeministri jep alarmin për situatën në veri: Po përgatitet ndarja nga Kosova

Ish-kryeministri jep alarmin për situatën në veri: Po përgatitet ndarja nga Kosova

Publikuar më: 14:42 01-12-2018

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa thotë se situata në veri tregon se po përgatitet ndarja e Kosovë. Sipas Mustafës këtë gjë e paralajmëron dorëheqja e kryetarëve të komunave veriore.
“Unë mendoj se, siç thuhet, rreziku është para dere. Unë e shoh këtë edhe një parapërgatitje për ndarje e veriut nga vendi, sepse ata tani po shfrytëzojnë një propagandë të kulluar në tubimet e tyre. Sigurisht të dirigjuar nga Beogradi dhe nga Vuçiçi në mënyrë të drejtpërdrejtë, kinse ata janë të diskriminuar. Prandaj, unë konsideroj se institucionet e Kosovës, po sillen në mënyrë të papërgjegjshme ndaj situatës në veri”-shprehet Mustafa.
Në një intervistë dhënë për Radion Evropa e Lirë kreu i LDK-së komenton idetë e hedhura në tavolinë e bisedimeve nga presidentët e Kosovës dhe Serbisë për ndryshim apo korrigjim të kufirit. Mustafa thotë ndryshimi i kufijve mund të bëhen realitet dhe kritikon Qeverinë e Kosovës për inferioritet ndaj këtyre zhvillimeve. Ai pohon se për LDK-në në asnjë rast nuk është opsion e se kjo forcë politike nuk do të pajtohet kurrë me ndryshimin e kufijve, me korrigjimin, me shkëmbimin e territoreve, pasi e konsiderojnë atë një çështje e përfunduar. Për ish- kryeministrin vendosja e taksës 100% është një veprim i pamenduar mirë nga autoritetet e Prishtinës. Ai thotë se efektet e vendosjes së kësaj takse akoma nuk janë shumë të qarta por efektet politike, si duket, nuk janë ato që i ka pritur Qeveria e Republikës së Kosovës, sepse propaganda e Serbisë tani po i shfrytëzon këto efekte për interesa të veta.

Article Logic
Execution time: 0.0020430088043213