INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish ministri grek, Kotzias akuzon diplomatët se kanë bërë trafikim organesh[FOTO]

Ish ministri grek, Kotzias akuzon diplomatët se kanë bërë trafikim organesh[FOTO]

Publikuar më: 14:50 26-11-2018

Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias ka bërë një akuzë të rëndë për disa diplomat grekë, që sipas tij janë përfshirë në trafikim organesh, duke lëshuar ilegalisht viza për fëmijë të pashoqëruar.

Ai në një konferencë sqaroi se i reherohej hetimit të disa diplomatëve nga prokurorët, duke shtuar se janë momentalisht 93 çështje që impikojnë zyrtarët në lëshimin e vizave ilegale për emigrantët e mitur të pashoqëruar.
Sipas Kotzias, disa prej diplomatëve të akuzuar ishin gjetur fajtorë dhe tashmë po vuajnë dënimin nëpër burgje. Ish-ministri tha se lëshimi i vizave për fëmijët e pashoqëruar nga prindërit ishte i barazvlefshëm me trafikimin e organeve.
"Ju e dini se çfarë do të thotë lëshim vizash për fëmijë të pashoqëruar? Do të thotë trafikim organesh. Vetëm fakti se unë shpëtova disa jetë do më lejojë mua të fle në paqe”- u tha ai.

koc.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034539699554443