Të ulur në gjunjë e me sy të mbyllur përpara një turme burrash e fëmijësh, dy të burgosur të ISIS janë ekzekutuar në mënyrë brutale për vdekje, pas akuzave për tradhëti bashkëshortore.
Fotot tronditëse tregojnë viktimat që goditen me gurë të mëdhenj në qytetin e Abu Kamal në lindje të Sirinë pranë kufirit me Irakun.
Qindra persona, përfshi edhe fëmijë të vegjël, shikojnë në sheshin e qytetit se si kryhen ekzekutimet në stil mesjetar.
Grupi i terrorit akuzoi dy personat për tradhëti bashkëshortore dhe i dënoi ato me vdekje. Në foto duken ekstremistët që në fillim lexojnë akuzat me ortoparlant përpara se t’i marrin jetën të akuzuarve.
Të prangosur dhe me sy të mbyllur ata detyrohen të ulen në gjunjë në një tapet.