ISIS i ka shpallur luftë zyrtare Papa Françeskut. Ati i shenjtë është vënë nën shënjestër nëpërmjet një shkrimi nga revista Dabiq. Papa Françesku cilësohet fajtor për mbrojtjen që u ka bërë homoseksualëve me lutjen e tij për viktimat e masakrës së Orlandos. Ai gjithashtu sulmohet për përpjekjen e vazhdueshme drejt një bote të moderuar myslimane. Artikulli thekson se homoseksualiteti është i pamoralshëm. Ky shkrim është shoqëruar me fotografi të Papës me imamin e Kajros Ahmed al Tayeb, të cilët janë cilësuar si kundër fesë.