INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

ISIS kërcënon drejtuesit e Facebook dhe Twitter

Publikuar më: 15:23 25-02-2016

Shteti Islamik ISIS ka publikuar një video 25-minutëshe, ku kërcënon drejtuesin e Twitter Jack Dorsey dhe atë të Facebook Mark Zuckerberg. Në video shihet se si ata “qëllohen” me plumba.

ISIS është kundërpërgjigjur pas marrjes së masave nga rrjetet sociale për të bllokuar videot me përmbajtje terroriste, shkruan  Shqip. Përfaqësuesit e dy kompanive ishin në një takim me zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë për të arritur një marrëveshje për të ndaluar propagandën e terroristëve online.

Në video terroristët pretendojnë se kanë në kontroll më shumë se 10 mijë llogari në Facebook, 150 grupe në këtë rrjet social dhe 5 mijë llogari në Twitter.

Article Logic
Execution time: 0.002004861831665