INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ISIS

ISIS "kërkon Shqiptarë": Alarmohen italianët

Publikuar më: 12:57 13-01-2016

Qytetarë nga Ballkani janë në fokus të rekrutimeve nga ISIS. Alarmi vjen nga fqinji ynë Italia, e cila thotë se përdorimi i xhihadistëve nga vendet ballkanike nga ISIS kanë për qëllim sulmet në vendin e tyre.

Kërkesat për rekrutuesit janë dy: njohje e mirë e gjuhës italiane dhe njohje e përdorim të mirë të kompjuterit. Paratë e ofruara janë shumë, krahasuar me standardet lokale: rreth 2 mijë euro në muaj.

Janë shërbimet inteligjente italiane të cilat arriojnë në këtë p[ërfundim duke u bazuar në një raport, mbi një rrjet mbështetësish të ISIS që po rekruton xhihadistë të rinj. “Objektivi është infiltrimi në ambientet islamike italiane nëpërmjet shqiptarëve të padyshimtë. E thonë këtë dosjet e shërbimeve sekrete dhe e konfirmojnë hetimet: Shqipëria është një problem i madh për Italinë (për pasojë edhe për Europën), është fronti i ri i luftës kundër terrorizmit islamik. Dy hetime paralele e vërtetojnë këto”.

Ata nisen nga rrjeti i kontakteve që kanë ndihmuar Giuliano Delnevo, të riun italian të vrarë në Alepo në 2013, që të shkonte në Siri, dhe arrijnë tek një sipërmarrë italian, i dyshuar për trafik të substancave të ndryshme, përfshirë edhe mërkurin, drejt Sirisë, për ta përdorur në armë të ndryshme.

Sipas hetimeve porta e hyrjes është kufiri grek, një sitë përmes së cilit kalojnë lehtësisht njerëz e mallra. Në këtë udhëkryq është futur një rrjet aktivistësh dhe predikuesish islamikë radikalë, shumë prej të cilëve janë shqiptarë të ardhur nga Kosova. Kërkojnë njerëz që flasin mirë italisht dhe Shqipëria është plot me të tillë. 

Article Logic
Execution time: 0.0028879642486572