INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Itali. Arratiset nga spitali shqiptari i arrestuar për vjedhje makinash

Itali. Arratiset nga spitali shqiptari i arrestuar për vjedhje makinash

Publikuar më: 12:38 05-08-2017

Shqiptari Mariglen Cybi 23 vjeç është arratisur natën e shkuar nga spitali i Chietit në Itali. "Il Messaggero" shkruan se në orën tre e gjysmë të natës Cybi i njohur ndryshe me emrin David De Gaetano u tha policëve se duhet të shkonte në banjo. Por kërkesa e hajdut shqiptar, ishte vetëm një dredhi për tu arratisur nga dhoma e spitalit të Chietit, ku po mbahej nën mbikëqyrje nga agjentët. Dhe ai arriti të arratiset, veshur vetëm me të brendshme dhe zbathur. Policia ka organizuar një kërkim masiv, midis Chieti dhe Pescara-s, për gjetjen e tij. Në operacion është përfshirë një helikopter dhe qentë e policisë.
Një ditë më parë ishte arrestuar nga Policia italiane për grabitje e rezistence të dhunshme ndaj forcave të rendit. Mariglen Cybi u arrestua pas një ndjekje prej disa orësh nga Policia italiane ku së bashku me 2 bashkëpunëtorë kishte tentuar të grabiste një makinë. 23 vjeçari shqiptar u arrestua pasi u përplas me bordin e rrugës me makinën e tipit Audi6 me të cilën udhëtonte dhe që rezulton e vjedhur në qytetin Porto d’Ascoli. Pas përplasjes tentoi t ‘i shpëtoj forcave të rendit duke shtënë disa herë me armë zjarri. Policia italiane mundi të vë nën pranga 23 vjeçarin shqiptar që për shkak të plagëve të marra gjatë përplasjes u shtrua për kurim në repartin e ortopedisë në spitalin e Chietit e ku mbikëqyrej me policë.

Article Logic
Execution time: 0.0034110546112061