INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Itali. Qeveria Gentiloni votëbesohet nga senati

Itali. Qeveria Gentiloni votëbesohet nga senati

Publikuar më: 17:32 14-12-2016

Qeveria e Genitilionit ka kaluar edhe provën e dytë, duke marrë edhe votëbesimin e senatit. Ky i fundit votoi me 169 vota pro qeverisë së re dhe 99 kundër. Në Sallën e Senatit kryeministri kishte kërkuar besim të veçantë, për atë që ai e konsideroi si “Qeveria e përgjegjësisë". "Unë kërkoj besimin tuaj dhe shpreh besimin tim në Senat", tha ai të mërkurën në mëngjes. Gjatë votimit mungonte “Lega Nord” e cila nuk ka marrë pjesë në votim, ndërsa përfaqësuesit e Lëvizjes “5 Yjet” votuan kundër. Genitilioni mori dje edhe votëbesimin nga Dhoma e Deputetëve, duke marrë 368 vota pro dhe 105 kundër. Qeveria e Matteo Renzit më 25 shkurt të vitit 2014, mori besimin e parë të Senatit me të njëjtin numër votash pro.
Nesër, Paolo Gentiloni do të jetë në kulmin e funksioneve të tij si kryeministër i Italisë, pasi do të marrë pjesë në Samitin e Kryetarëve të Socialistëve të Qeverisë Evropiane, që mbahet në Bruksel. Kjo do të jetë ngjarja e tij e parë ndërkombëtare dhe para Këshillit Evropian.

Article Logic
Execution time: 0.0039770603179932