INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Itali, sekuestrohen 32 kg kokainë dhe mijëra euro, në pranga dy shqiptarë [VIDEO]

Publikuar më: 17:44 10-11-2017

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane për shpërndarje të lëndëve narkotike. Shtetasit me iniciale, M.A., 50 vjeç dhe V.A., 37 vjeç janë arrestuar nga autoritetet në Romë, në momentin që donin të lëviznin një sasi prej 32 kilogramësh kokainë të fshehura në bagazhin e makinës e shpërndarë në 27 pako të ndryshme. Brenda në makinë u zbulua gjithashtu edhe një ndarje të fshehtë ku ishin fshehur 20, 000 euro. Më pas policët kanë ushtruar një kontroll në banesën e dy shqiptarëve ndërsa pas një ku u gjetën edhe një sasi tjetër e konsiderueshme parash dhe bëhet fjalë për 40,000 euro të tjera dhe një armë e kalibrit të vogël. Mediat italiane shkruajnë se kjo është një nga sasitë më të mëdha me kokainë të bllokuara në Romë. Policia ka pohuar se bëhet fjalë për një organizatë kriminale mbi të cilën janë duke u zhvilluar hetime.

Article Logic
Execution time: 0.0043032169342041