Policia italiane ka shkatërruar një bandë kriminale ku ka arrestuar 5 persona ndër ta edhe shqiptarë. Sipas mediave italiane personat e arrestuar akuzohen për ‘rrëmbim personi’ dhe ‘grabitje’.
‘Ansa’ shkruan se hetimi në lidhje me këtë grup kriminal kishte nisur gjatë marsit të kaluar, për t’u finalizuar ditën e sotme me arrestimin e 5 personave, mes të cilëve italianë dhe shqiptarë.
Grupi kriminal e kishte shtrirë aktivitetin e tij kriminal në trafikun e drogës dhe rrëmbime personi. Policia vijon ende hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj çështjeje. Nga ana tjetër, deri më tani nuk jepet asnjë e dhënë lidhur me emrat e të arrestuarve.