Një aksident i rënd i ka marr jetën shqiptares Valeria Doci 37-vjeçe, në Itali.
Ngjarja ka ndodhur në autostradën 284 që lidh komunat Paterno e Randazzo, në Catania, Siçili.
Mësohet se shqiptarja, e cila drejtonte makinën tip “Ford”, po shkonte për në Paterno, e për arsye ende të paqarta, në një kthesë, makina e shqiptares është përplasur fort kokë më kokë me BMW-në që lëvizte në drejtim të kundërt.
Mediat italiane raportojnë se përplasja ka qenë aq e fortë sa shqiptarja ka fluturuar nga makina dhe është përplasur në asfalt.