INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Itali, zgjedhjet 2018, 2 milionë qytetarë përjashtohen nga e drejta e votës

Itali, zgjedhjet 2018, 2 milionë qytetarë përjashtohen nga e drejta e votës

Publikuar më: 11:46 06-02-2018

Politikat duket se i kanë harruar qytetarët që ndodhen jashtë Italisë përsa i përket përfshirjeve në zgjedhjet e vitit 2018.

Të gjithë ata që punojnë dhe studiojnë jashtë Italisë mesa duket nuk do ta kenë mundësinë të marrin pjesë në këshillimet elektorale për zgjedhjet e vitit aktual.

Nuk diskutohet për mungesë votash por sipas statistikave, janë 300 mijë studentë që janë të shkolluar jashtë Italisë dhe gjithashtu sipas Bankitalia janë 1.5 milionë banorë që punojnë jashtë vendit.

Sipas kalkulimeve në total bëhet fjalë për 2 milionë qytetarë italianë që nuk do të kenë mundësinë të jenë pjesëmarrës në aktivitetin demokratik të shtetit.

Duke marrë parasysh rrjedhën e ngjarjeve, tetorin e kaluar, Qeveria Italiane kishte parashikuar që me anë të një ligji ti jepte zgjidhje këtij problemi.

Ishte pikërisht Andrea Mazziotti presidenti i Komisionit të Çështjeve Zgjedhore i cili kishte propozuar zgjidhje e kësaj problematike duke shtuar një nen në ligjin e zgjedhjeve që do ti krijonte mundësinë qytetarëve që jetojnë dhe studiojnë jashtë Italisë të votojnë pa probleme.

Aktualisht ky propozim nuk është zbatuar dhe për 2 milionë persona që punojnë dhe studiojnë jashtë Italisë vazhdojnë akoma problemet me votimin në shtetin e tyre të rezidencës.

Article Logic
Execution time: 0.0025079250335693