INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Italia dëbon një shqiptar për lidhje me terrorizmin: Ekstremist i rrezikshëm

Italia dëbon një shqiptar për lidhje me terrorizmin: Ekstremist i rrezikshëm

Publikuar më: 09:08 29-12-2018

Një shqiptar që banonte prej vitesh në Padova të Italisë,u dëbua nga vendi mbante lidhje me imamë të arrestuar në Kosovë për terrorizëm dhe për nxitje të urrejtjes raciale. Sipas mediave italiane, lajmin e ka njoftuar vete Ministria e Brendshme Italiane, e cila ka dëbuar shqiptarin Shaban C. me akuzen për aktivitet antisemit ekstremist. Ai është shoqëruar në kufirin shqiptar me ndalimin e hyrjes në territorin italian për 10 vitet e ardhshme. Së bashku me shqiptarin e dëbuar është sinjalizuar si person i rrezikshëm dhe një tjetër emigrant shqiptar me statusin e azilkërkuesit. Ministri i Brendshëm Matteo Salvini ka falenderuar autoritetet policore të Padovës duke u shprehur se “Në Itali nuk ka më hapësirë për këdo që përpiqet të sjellë luftën brenda shtëpisë sonë”.

Article Logic
Execution time: 0.0026078224182129