INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Italia hap dyert për punësim sezonal! Mund të përfitojnë dhe mbi 4.000 shqiptarë

Italia hap dyert për punësim sezonal! Mund të përfitojnë dhe mbi 4.000 shqiptarë

Publikuar më: 12:43 19-04-2019

Italia hap 18 mijë vend të reja pune sezonale. Edhe shqiptarët mund të aplikojnë, por si fillim duhet të konvertojnë lejeqëndrimin në leje për punë të varur.
Pjesa më e madhe e atyre që do punësohen do të jenë italianë, ndërsa 4.750 kuota do të jenë për emigrantët që do konvertojnë lejen e qëndrimit.
Gjithçka bëhet online përmes portalit të Ministrisë së Brendshme italiane, ku punonjësi i huaj paraqet kërkesë konvertimi të lejes së qëndrimi për punë sezonale në leje qëndrimi për punë të varur duke përdorur Formularin VB. Më tej Inspektoriatet Territoriale të Punës duhet të verifikojnë përmbushjen e kritereve për lidhjen e marrëdhënies së re të punës, punësimin e mëparshëm, kohëzgjatjen e marrëdhënies sezonale të punës, pagesat përkatëse të kontributeve në favor të punonjësit për sa kohë zgjati puna sezonale.

Article Logic
Execution time: 0.0036489963531494