INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Italianët sjellin dokumenta të tjera, prova të reja kundër Tahirit?

Italianët sjellin dokumenta të tjera, prova të reja kundër Tahirit?

Publikuar më: 21:00 20-10-2017

Ka mbërritur në Gjykatën e Krimeve të Rënda pjesa e dytë e dosjes me emrin “Habliaj”, ndërsa në të figuron edhe emri i ish-minsitrit të Brendshëm Saimir Tahiri i cili është përmenduar disa herë në bisedat mes trafikantëve. Dosja ka ardhur nga Italia pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda ndërsa pritet që prokurorët ta kenë në dispozicion në mbledhjen që do të mbahet nesër në orën 10:00. Mediat në vend bëjnë të ditur se nga burime të organit të akuzës, ka ardhur një tjetër fashikull me 380 faqe në lidhje me hetimet e nisura për Saimir Tahirin në dosjen e Habilajve.  Materiali voluminoz prej 380 faqesh është përkthyer nga gjuha italiane dhe ka marrë vulat.

Article Logic
Execution time: 0.0036838054656982