Ndonëse dy ditë parë Kryeministrit te Kosovës, Ramush Haradinaj iu refuzua viza për në SHBA, ky i fundit përmes një postimi në profilin e tij në Facebook njoftoi se ka marrë dy urime nga Shtetet e Bashkuara me rastin e festave.
“Pata nderin e veçantë të pranoj urim për festat e fundvitit nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Ky urim është edhe një konfirmim i miqësisë së përhershme të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu, kam pranuar telegram nga Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, në të cilin, ai më falënderon për mbështetjen personale, por edhe institucionale të shtetit të Kosovës në luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit”, shkruan Haradinaj.
Kryeministri i Kosovës shprehet se Qeveria dhe populli i Kosovës do të jenë çdoherë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës.