INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Izraeli dhe Turqia, normalizim të marrëdhënieve pas incidentit të 2012

Izraeli dhe Turqia, normalizim të marrëdhënieve pas incidentit të 2012

Publikuar më: 14:14 27-06-2016

Izraeli dhe Turqia kanë arritur marrëveshje për të normalizuar marrëdhëniet, kanë konfirmuar sot zyrtarët e të dyja vendeve.

Marrëdhënia mes dy vendeve ishin në krizë që nga viti 2010, kur komandoja detare e Izraelit kishte bastisur një anije humanitare në Detin Mesdhe teksa ajo ishte rrugës për në Rripin e Gazës. Nëntë qytetarë turq ishin vrarë në këtë incident.

Sipas marrëveshjes së finalizuar në fundjavë në Romë, Izraeli ka përmbushur kërkesat e Turqisë për të kompensuar familjet e viktimave turke, duke kontribuar me 20 milionë dollarë në fondin e viktimave.

Ankaraja, në anën tjetër, do të heqë dorë nga paditë penale kundër ushtarëve izraelitë, të përfshirë në incident.

Turqisë po ashtu do t’i lejohet të dërgojë ndihma humanitare në Rripin e Gazës dhe të investojë në projektet infrastrukturore atje.

Gaza kontrollohet nga lëvizja islamiste e Hamasit, e cila bën thirrje për shkatërrimin e Izraelit.

Ndërkohë marrëveshja  për rivendosjen e raportve mund ti hapë rrugën marrëveshjeve në lidhje me gazin dhe mund të ndihmojë Ankaranë në problemet e saj me Sirinë dhe Europën.

Article Logic
Execution time: 0.0034499168395996