INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Izraeli si Holanda, miraton ligjin për eksportin e marihuanës

Izraeli si Holanda, miraton ligjin për eksportin e marihuanës

Publikuar më: 12:22 27-12-2018

Parlamenti i Izraelit në mënyrë unanime miratoi një ligj që lejon eksportin e kanabisit mjekësor, duke i lejuar vendit të bëhet pjesë e tregut fitimprurës global.

Izraeli do të bëhet vendi i tretë, pas Holandës dhe Kanadasë, që lejon një gjë të tillë.

Kompania izraelite për prodhimin e kanabisit mjekësor parashikon se industria globale do të arrijë 33 miliard dollarë në pesë vitet e ardhshme, meqë stigma do të zbehet si dhe do të rritet kërkesa ndaj vendeve të certifikuara për eksport.

Pas miratimit të ligjit, aksionet e kompanisë u rriten për 10 përqind.

Ligji u zvarrit për vite me radhë nga frika e zyrtarëve të sigurisë se marihuana mjekësore do të dilte në tregun e zi.

Për të lehtësuar shqetësimet, ligji fuqizon policinë që të mbikqyrë licencimin.

Article Logic
Execution time: 0.0034689903259277