INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja ç’thonë mediat e huaja për arrestimin e Elvis Rroshit…

Ja ç’thonë mediat e huaja për arrestimin e Elvis Rroshit…

Publikuar më: 09:16 14-06-2016

Amerikani, Fox News ka dhënë lajmin e arrestimit të kryebashkiakut të Kavajës duke vënë në pah zbatimin e ligjit të ri të dekriminalizimi. Në shkrim thuhet se Rroshi është zyrtari i pari që u prek nga një ligj i ri që ka vetëm 6 muaj që ka dalë.


Pjesë nga shkrimi:
“Prokurorët thanë se kryebashkiaku i një qyteti shqiptar u arrestua për përdorimin e dokumentacionit të falsifikuar për të fshehur të kaluarën e tij kriminale. Elvis Rroshi, kryetari i bashkisë së Kavajës, 50 km në perëndim të kryeqytetit, Tiranës, është zyrtari i parë që arrestohet bazuar në një ligj prej vetëm 6 muajsh, të antikorrupsionit që kërkon verifikimin e zyrtarëve publikë. Në një deklaratë nga zyra e Prokurorisë së Përgjithshme të hënën, thuhej se Roshi, 41 vjeç, solli dokumenta falso që fshihnin të dënimet e tij për krime në Itali dhe Zvicër në vitet 1990. Prokurorët thanë se ai ishte dënuar për përdhunim në Italian, por nuk dhanë hollësi të tjera. Ligji i miratuar në dhjetor është konsideruar si një mjet i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit, një pengesë e madhe për ambicjet e Shqipërisë për t’iu bashkuar Bashkimit Europian.”

Article Logic
Execution time: 0.0035181045532227