INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë ndikon në shkarkimin e baterisë së telefonit tuaj

Ja çfarë ndikon në shkarkimin e baterisë së telefonit tuaj

Publikuar më: 20:47 09-05-2016

Telefoni tashmë është shndërruar në një mjet të domosdoshëm dhe të pandashëm nga ne. Mirëpo . problemi më i madh i smartphone-ve është bateria. Janë të shumta veprimet ose aplikacionet që ndikojnë në shkarkimin e baterisë.

Ja kush janë disa prej tyre :

E ke ndriçimin ekranit shumë të lartë
Sa më shumë dritë emetontelefoni, aq më shumë jetë i merr baterisë. Ul ndriçimin te settings ose aktivizo “Auto-Brightness” nëse telefoni ka të tillë. Ajo do e rregullojë ndriçimin e telefonit automatikisht në varësi të mjedisit.

Aplikacionet e zgjedhura
Mund të mos e kuptosh, por disa aplikacione e harxhojnë baterinë më shpejt sesa të tjerat. Shko te përdorimi i baterisë, battery usage settings, për të gjetur cilët janë fajtorët më të mëdhenj dhe mbylli ato që nuk i përdor.

Merr çdo lloj njoftimi
Fik notifications që nuk të duhet t’i lexosh domosdoshmërisht çdo pesë minuta, ose të paktën fik settings që lajmërojnë, që telefoni mos të dridhet ose ndriçojë për çdo njoftim.

E mban telefonin me dridhje
Sado e pabesueshme të duket, nëse telefoni dridhet për çdo mesazh, thirrje, ose njoftim, harxhon shumë më tepër bateri sesa kur është pa zë ose me zë. Fike dridhjen nëse do t’i zgjasësh jetën baterisë.

Nuk e fik WiFi
Të gjithë harrojnë ta fikin WiFi, por çdo sekondë që ai është i ndezur, telefonikërkon në mënyrë konstante për një rrjet të kapshëm WiFi. Kjo e harxhon baterinë shumë shpejt, kështu që kujtohu ta fikësh ose përdor një aplikacion “If This Then That” për ta ndezur dhe fikur ËiFi automatikisht kur hyn në vende të caktuara (shtëpi, punë, barin e kafes së mëngjesit).

Nuk përdor airplane mode
Nëse nuk do e përdorësh telefonin për ca kohë… ke një provim, ke një mbledhje, ose do shkosh diku ku nuk ka sinjal, kaloje telefonin në airplane mode që fik gjithë llogaritë, gjithë aplikacionet kështu që bateria do rri në atë nivel që ishte para se të ndizje airplane mode.

Ke vendosur që aplikacionet të update-ohen automatikisht
Të gjithë ata me smartphone e dinë që pothuajse nuk ka ditë kur telefoni nuk kërkon update. Nëse zgjedh opsionin manual në vend të atij virtual, do jesh në kontroll të plotë të harxhimit të baterisë nga update.

Nuk i bën kurrë updatetelefonit
Një update i plotë mund të harxhojë baterinë në kohë të shkurtër, por kjo nuk mund të jetë arsye për ta anashkaluar. Shpesh update-imet përfshijnë rregullime të problemeve që mund të harxhojnë baterinë, kështu që të interson të jesh gjithmonë me një telefon up to date.

E ke opsionin e vendndodhjes të ndezur gjithë kohën
Je pak skllav i Google Maps? Do habiteshe po të dije sa shumë aplikacione të tjera mbledhin të dhënat e vendndodhjes tënde dhe fuqinë e baterisë. Fike ose zgjidh opsionin e duhur në në iPhone Settings, >Privacy, >Location Services. Ose në Android, shko te Location te settings dhe fik ose zgjidh një opsion tjetër.

Nuk ke shkarkuar apilkacionin e kursimit të baterisë, battery saving app.
Magjistarët e zgjuar të teknologjisë kanë projektuar shumëaplikacionepër të përmirësuar jetëgjatësinë e baterisë, si duke larguar apliakcionet e papërdorura ose duke e pastruar automatikisht telefonin që të punojë më shpejt. Mund të zgjedhësh aplikacionin e njohur Battery Doctor, ose mund të kërkosh “battery” në app store-n etelefonittënd për të gjeturaplikacionetë tjera të këshilluara.

Article Logic
Execution time: 0.0039331912994385