INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë problemesh sjellë martesa në moshë të re sidomos tek të miturit

Ja çfarë problemesh sjellë martesa në moshë të re sidomos tek të miturit

Publikuar më: 13:39 11-10-2017

Në kuadër të nismave sociale të ndërmarra gjatë muajit tetor, një nisëm e re është çelur pikërisht sot në Ditën Ndërkombëtare të Vajzës.

Dy agjenci të Kombeve të Bashkuara, UNFPA DHE UNICEFF, së bashku me Bashkinë e Librazhdit kanë nisur muajin e ndërgjegjësimit rreth shëndetit të grave, duke u thënë “JO” martesave të fëmijëve. Vajzat, shpesh që nga mosha10-vjeçare,bien pre e abuzimeve të panumërta, si: pabarazia gjinore, martesat e hershme, gjymtimet e organeve gjenitale, marrëdhëniet seksuale me dhunë, shtatzënia e padëshiruar dhe mohimi i arsimimit.

Kjo lëvizje ka filluar pikërisht në qarkun e Librazhit pasi autoritetet vendore kanë vënë në dukje se janë shtuar martesat e hershme gjatë viteve të fundit.

Aktualish vendi jonë është angazhuar për tu dhënë fund martesave të fëmijëve deri në 2030, por aktualisht, politikat publike nuk përmbajnë politika specifike për të marrë masa në rastet e shkeljeve të të drejtave të fëmijëve. Koha për të vepruar është tani!Veprimtaria e sotme në Librazhd synon të rrisë ndërgjegjësimin, të bashkërendojë përpjekjet e aktorëve vendorë dhe të vërë theksin te nevoja e ngutshme që ka Shqipëria, për të forcuar kuadrin ligjor kundër martesave të fëmijëve. Nxitja e shkollimit të vajzave,ofrimi i kujdesit shëndetësor, përfshirja dhe edukimi i prindërve dhe familjeve për rreziqet e martesave të hershme, mbështetja ekonomike, dhe investimi te vajzat adoleshente, janë masa thelbësore për uljen e numrit të martesave të fëmijëve si dhe mbrojtjen e të drejtave të barabarta për djemtë dhe vajzat.

Në Shqipëri, studimet më të fundit të kryera nga Observatori për të Drejtat e Fëmijëve në Korçë dhe Vlorë vënë në dukje se, ndryshe nga ç’mendohet, martesat e fëmijëve nuk i ndihmojnë vajzat të shkëputen nga cikli i varfërisë, por i bëjnë ato dhe fëmijët e tyre edhe më të varfër: Mbi 70% e vajzave të martuara kanë përfunduar vetëm arsimin 9-vjeçar dhe pothuaj po aq prej tyre e kanë të pamundur të gjejnë një vend pune;mbi 10% e tyre divorcohen pasi janë martuar; 64%bëhen me fëmijë para se të arrijnë për vete moshën madhore.

Disa nga faktet aktuale pse vajzat nuk duhet të martohen në moshë të re janë:

1. Çdo 10 minuta, një vajzë adoleshente vdes për shkak të dhunës.

2. Nëse 1 nga 3 vajza në moshën 10-vjeçare martohet ajo braktis shkollën e mesme.

3. HIV/SIDA është shkaku kryesor i vdekjeve të vajzave adoleshente të grupmoshës 10-19 vjeç. Vetëvrasja është shkaku i dytë.

4. 16 milionë vajza të grupmoshës 6-11vjeç nuk do të shkojnë kurrë në shkollë. Kjo shifër është sa dyfishi i numrit të djemve.

Të kujdesesh për vajzat do të thotë: “T’i japësh përparësi kujdesit shëndetësor, arsimimit, barazi gjinore, dhe liri për të zgjedhur një jetë më të mirë dhe pa dhunë dhe një familje të shëndoshë”.

Article Logic
Execution time: 0.0035009384155273