Smartphonët ekonomikë kanë qenë mjaft të këqinj dikur. Kush se mban si si është që të të ngecë smartphoni! Kemi të bëjmë më një ndjesi agonike ndaj të cilës nuk kemi se ç'të bëjmë. Megjithatë më kalimin e viteve gjërat po përmirësohen dhe pajisjet ekonomike nuk janë më aq të këqija për hir të së vërtetës.
Ja ku keni një listë me smartphonët ekonomikë më të mirë(mund t'i gjeni dhe në vendin tonë):
1.Xiaomi Redmi 5 Plus(22000 lekë çmim fillestar)- ky smartphone është i pajisur me një ekran 6 inch, 2160X1080 pixels. Ka një CPU Snapdragon 625, kamera ballore 5MP dhe atë kryesore 12 MP(mund që të kapë video 4K). Ka dy versione, një me 3GB RAM dhe 32 GB ROM, kurse tjetri është më i fuqishëm dhe ka 4GB RAM dhe 64 GB ROM. Bateria e tij është masive 4000MAH. Vlen të përmendim që ka një fingerprint në pjesën e mbrapme. Android 7.1.2(MIUI)
2.Samsung Galaxy J7(27000l)- Samsung nuk është brandi më i mirë ekonomik, por meqë ky model është një vit i vjetër, çmimi është deri diku i llogjikshëm. Problem është memoria që është shumë e vogël, vetëm 16 GB. Nëse jeni njerëz që nuk përdorin shumë intensivisht memorien dhe doni që të keni një smartphone nga një brand i njohur, atëherë blini këtë. Performanca do të jetë relativisht mirë, por memoria do të avullojë shpejt. Siç thashë ne e rekomandojmë vetëm për ju që doni një smartphone nga një brand i njohur, prandaj nuk po ndalemi në detaje.
3.Nokia 6.1 plus(32000l)- Nokia po kthehet fuqishëm në treg. Të gjithë modelet e brandit janë Android One, pra do të kenë update të shpeshtë për entuziastët. Ky smartphone operon në Android Oreo 8.1, ka një CPU Snapdragon 636, një ekran Full HD LCD, Kamera 16MP, 6 GB RAM dhe 64 GB ROM.
4. Xiaomi MI A1(22000l)- Po prapë pjesë e Android One. Ka një CPU Snapdragon 625, 4Gb RAM dhe 32 ose 64 memorie. Ekrani është Full HD, kurse kamerat jane 5 MP dhe 12 MP( që kapin video 4K)
Epo zgjidhni të preferuarin tuaj, sigurisht nëse nuk doni që të harxhoni tej mase shumë për një flagship.
Pergatiti: Brenton Benja
-------------------------------------
MEQË JE KËTU
IN Smart të fton të na bashkohesh në grupin privat të Facebook ku mund të diskutojmë risitë e teknologjisë, problemet që ti mund të kesh me smartphone tënd dhe të njihemi me njëri-tjetrin në komunitetin më të madh dedikuar të apasionuarve pas teknologjisë.