INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja ku po hapen vende të reja pune

Ja ku po hapen vende të reja pune

Publikuar më: 16:29 26-10-2017

Nëse jeni duke kërkuar një vend pune atëherë bëni mirë të nxitoni. Kolegji i Posaçëm i Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese ka shpallur disa vende vakante. Ky institucion kërkon të punësojë specialist finance, specialist të burimeve njerëzore, specialist IT dhe specialist protokoll/arkive. Vendet vakante janë shpallur bazuar në ligjin nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe Vendimin e Kuvendit nr.92/2017 "Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të kolegjit të Posaçëm të Apelimit".

Ja cilat janë kushtet që duhet të plotësoni

1. Specialist Financë/Buxhet
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:

a. Të zotërojë diplomë të nivelit"Master Shkencor"në Ekonomi, Dega Financë.
b. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
c. Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion.
d. Të ketë njohuri në programet financiare si: Alpha/Financa 5etj.

2. Specialist i Burimeve Njerëzore
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:

a. Të zotërojë diploma të nivelit"Master Shkencor".
b. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
c. Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në fushën e burimeve njerëzore.

3. Specialist IT
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:

a. Të zotërojë diplomë të nivelit "Master Shkencor"në Inxhinieri Informatike, Informatike, Teknologji informacioni etj.
b. Të ketë të paktën 3vite eksperience pune në fushën e teknologjisë së informacionit.
c. Të ketë njohuri shumë të mira në administrimin e sistemeve si Active Directory,Outlook Mail Client
d. Të ketë njohuri bazë mbi pajisjet e rrjetit dhe infrastukturën e rrjetit.
e. Të ketë njohuri bazë për panelet e administrimit të faqeve web (Wordpress, Drupal, Joomla etj).
f. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

4. Specialist Protokoll/Arkive
Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:

a. Të zotërojë diplomë të nivelit"Master Shkencor".
b. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
c. Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion.

Kushte të përgjithshme

• Kandidatët duhet të sigurohen se plotësojnë kriteret për tu pajisur me Certifikate Sigurie, sipas Vendimit Këshillit Ministrave nr.188, datë 4.3.2015.
• Kandidatët duhet të kenë aftësi për tu përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.
Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 6 Nëntor deri më 10 Nëntor2017 në një nga format e dhëna më poshtë:

• Paraqitjes së Kërkesës nga aplikanti, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë institucionit të KPA-së, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Tiranë, nga e Hëna në të Premte, ora: 09:00-16:00.
• Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës zyrtare pran institucionit të KPA-së në adresën: “Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 10 Nëntor 2017, i cili duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPA-ja do të konfirmojë nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.
• Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentacionin përkatës me anë të postës elektronike nga data 6 Nëntor deri më 10 Nëntor 2017nëadresën: info@kpa.al. KPA konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës. Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 kopje të dokumente vetë më poshtme:

1. Jetë shkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare;
2. Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftimi (ID), librezë pune) original ose të noterizuar. Diplomat qe janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehësimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
3. Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal;
4. Dëshmie gjendjes gjyqësore;
5. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore ne fuqi;
6. Vlerësimin e fundit nga Eprori Direkt;
7. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0036849975585938