Bëhet publike data e fillimit të vitit të ri akademik për sarsimin parauniversitar nga Ministria e Arsimit. Përmes një udhëzimi, Ministria e Arsimit thotë se viti i ri shkollor 2016-2017 për sistemin e arsimit parauniversitar në mbarë vendin do të nisë në 13 shtator.
Ndërkohë që sa i përket shitjes së teksteve, pritet që të fillojë në mesin e kësaj jave, përkatësisht më 25 gusht.
Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, shitja e teksteve shkollore do të vijojë deri më 12 shtator, ku të gjitha librat duhet të kenë detyrimisht pullën dhe hologramën e MAS-it.
Dita e parë e shkollës do të nisë më 13 shtator për shkollat 9-vjeçare, shkollat e mesme dhe ato profesionale ndërkohë që mbyllja do të jetë në muajin qershor të vitit 2017