INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja kush do ta shqyrtojë ankimimin e ish-gjyqtarit Fatos Lulo

Ja kush do ta shqyrtojë ankimimin e ish-gjyqtarit Fatos Lulo

Publikuar më: 16:54 24-05-2018
Përcaktohet trupa gjykuese që do të shqyrtojë ankimimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për ish-gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo. Nxjerrja nga sistemi e tij e la Gjykatën Kushtetuese me 5 anëtarë, duke e futur këtë institucion zyrtarisht në ngërç vendimmarrje.
 
Shorti ka përzgjedhur si kryesues të trupës gjykuese prej 5 anëtarësh Luan Dacin, relator : Natasha Mulaj dhe anëtarë Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Sokol Çomo.
Fatos Lulo kërkon prishjen e vendimit të dates 23 mars, për të cilën mbrojtësit ligjorë të Lulos pretendojnë se është i padrejtë dhe i pa mbështetur në prova.
 
Lulo u shkarkua nga detyra pasi nuk justifikoi dot pasurinë e tij e tij.
Në vendimin e zbardhur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit thuhet se gjyqtari nuk ka arritur të vërtetojë ligjshmërin e një pasurie prej 48 milionë lekë.
 
"Nga analiza e bërë për të ardhurat e ligjshme rezulton se gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo ka arritur të dokumentojë pasurinë në vlerën 30 milionë lekë, ndërkohë që pasuria e deklaruar nga ana e tij dhe kap vlerën e mbi 78 milionë lekëve. Pra diferenca prej 48 milonë lekë është e pajustifikueshme.Në këto kushte subjekti i rivlerësimit, referuar pikës 1 të nenti 61 të ligjit nr 84/ 2016 ka deklaruar sa dyfishi i pasurisë së ligjshme, përfshirë dhe personat e lidhur me të" thuhet në vendim.
 
fatos_lulo.jpg
Article Logic
Execution time: 0.0023019313812256