Shkon në 32 numri i femrave deputete në Kuvendin e Shqipërisë. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka dhënë këtë të martë mandatin e deputetes të Kuvendit, Dhurata Çupi.
Deputetja më e re e Kuvendit zëvendëson ish deputetin demokrat Sherefedin Shehun, i cili është përzgjedhur për të kandiduar në zgjedhjet e pjesshme të 11 shtatorit për Bashkinë e Dibrës. Dhurata Çupi, deputetja që pëfshihet në radhët e grupit parlamentar demokrat është njohëse e mirë e çështjeve vendore dhe anëtare e këshillit kombëtar të PD-së.
Ndërkohë Sherefedin Shehu do të garojë përballë Muharrem Ramës, i cili është përzgjedhur nga koalicioni i majtë për të garuar për bashkinë e DIbrës.