INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja nga erdhën diamantet që ranë nga qielli para disa vitesh [FOTO]

Ja nga erdhën diamantet që ranë nga qielli para disa vitesh [FOTO]

Publikuar më: 12:27 08-05-2018

Diamantet e ardhur nga qielli në 2008 nuk do të harrohen lehtë nga njerëzit, dhe pas 10 vitesh shkencëtarët me në krye Farhang Nabiei kanë zbuluar dhe origjinën e tyre.

Shkëmbinjtë me përbërje të lartë diamanti i përkasin një planeti të humbur që mendohet se ka ekzistuar në një sistem të hershëm diellor.

Pas një shpërthimi planeti u copëtua në mijëra shkëmbinj të vegjël të cilët u shpërndan në hapësirë duke përfshirë këtu dhe planetin Tokë, shkruan intv.al

Planeti i quajtur 'proto-planet' pretendohet se ka eksituar miliarda vite më parë dhe para se të thërrmohej ka pasur një madhësi sa planeti i Mars.

Shkencëtarët i bazojnë këto deklarata të tyre në disa hulumtime të imtësishëm pasi sipas tyre presionet për të prodhuar diamante të këtij lloji mund të ndodhin vetëm në planetët që kanë madhësinë e planetit të zjarrtë.

Duke përdorur 3 mikroskopë të ndryshëm shkencëtarët arritën të grumbullonin 50 pjesë diamantesh të cilët kishin një madhësi nga 1 cm deri në 10 cm.

Farhang Nabiei deklaron se ky shpërthim tregon se shumë planetë të tjera mund të jenë shkatërruar në këtë mënyrë dhe mbetjet e tyre të shpërndara në planetët e tjera mund të kenë ndikuar në formimin ose ndryshimin e këtyre planetëve të reja./intv.al/

_100925848_mediaitem100925847.jpg_100919386_r3010067-planetary_formation_artwork-spl.jpg_100925846_mediaitem100925845.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038421154022217