INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ja pamjet e rënda kur i mituri shqiptar përplaset për vdekje në Kumanovë…[VIDEO] +18

Publikuar më: 11:24 04-07-2016

Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga përplasja e qëllimshme me makinë e një 4 vjeçari shqiptar në Kumanovë nga Shqipëria zyrtare nuk ka asnjë reagim. Po sot situata është po kaq e rëndë dhe sot, pasi mediat maqedonase kanë publikuar dhe pamjet tragjike kur fëmija u përplas për vdekje që duket mjaftë qartë që gjithçka ka ndodhur me paramendim. Ndërsa është lajmëruar dhe një protestë ku do kërkohet drejtësi dhe dënim maksimal për atë që bëri këtë akt të rëndë. Aktualisht autori maqedonas, Boban Iliç gjendet në paraburgim.
Për vrasjen e Almirit 4-vjeçar kanë reaguar qytetarët, subjektet nga Maqedonia dhe nga jashtë, institucionet, por edhe i gjithë opinioni i gjerë.
I ati i rikthehet ngjarjes me detaje duke e treguar:
Sedat Aliu, babai i Almirit 4-vjeçar i cili u vra mizorisht pak ditë më parë nga një shtetas maqedonas në spitalin e Kumanovës, ka rrëfyer për “Telegraf”, ngjarjen e rëndë që i mori jetën të birit.
“Ishim në spitalin e Kumanovës duke pritur radhën për t’i dhënë djalit një injeksion. Në ato momente erdhi një rast urgjent dhe ne i dhamë përparësi. Këtë gjest njerëzor nuk e mirëpriti B.I., i cili po priste në rradhë. Madje ai, i revoltuar thirri në telefon përforcime për të më sulmuar mua me familjen”, – ka thënë Aliu.
“Në këto rrethana m’u desh edhe mua të thërras vëllain dhe nipin tim. Pasi dolëm jashtë, ata kishin qenë duke na pritur të armatosur. Morën hov dhe na goditën së pari me makinë të tipit ‘Mercedes C200’. Na mbështetën për muri. Djalin tim e bëri copa, gruas dhe mua na shkaktoi lëndime të rënda, ndërsa më pas dolën nga vetura duke na rrahur me shkopinj bejsbolli. E pësuan rëndë edhe vëllai im A.A. dhe nipi im S.D, të cilët gjendet njësoj në gjendje të rëndë në Spitalin e Shkupit”, – është shprehur babai i 4-vjeçarit, vdekja tragjike e së cilit ka shkaktuar një zemëratë të përgjithshme veçanërisht te shqiptarët e Maqedonisë.
Në rrjetet sociale, qytetarë të thjeshtë kanë bërë postime nën hashtagun #WhoIsAlmir4, në të cilat shprehin sensibilizimin e tyre për ngjarjen e rëndë, e cila fillimisht u përcoll si një aksident dhe më pas rezultoi se mund të kishte sfond etnik.

Article Logic
Execution time: 0.0037369728088379