INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja për çfarë u arrestua polici në Tropojë

Ja për çfarë u arrestua polici në Tropojë

Publikuar më: 09:27 06-07-2016

Një efektiv policie ka rënë në pranga të uniformave blu të Tropojës. Arrestimi i tij u bë këtë të mërkurë me akuzën e “Vrasjes me dashje e mbetur në tentativë”. Polici Sokol Pepkolaj 55 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri kushëririn e tij, pas një konflikti të çastit.
Njoftimi i policisë:
“Më datë 05.07.2016, Efektivat e Komisariatit së Policisë Tropojë,  bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit, Zef Pepkolaj, 55 vjeç, banues në fshatin Rajë, Tropojë, me detyrë punonjës Policie në Komisariatin e Policisë Tropojë. Arrestimi i shtetasit u bë pasi gjatë ditës së djeshme për motive të dobëta, konflikt çasti,  ka qëlluar me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin Sokol Pepkolaj, 54 vjeç, banues në fshatin Rajë, Tropojë. I plagosuri ndodhet në Spitalin e Tropojës, jashtë rrezikut për jetën”.

Article Logic
Execution time: 0.0039699077606201