INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja pse vdiq 29 vjeçari në burgun e Athinës, ekspertiza në Tiranë

Ja pse vdiq 29 vjeçari në burgun e Athinës, ekspertiza në Tiranë

Publikuar më: 13:08 16-08-2016

Në media është zbardhur ekspertiza mjekoligjore ndaj 29 vjeçarit Pëllumb Marnikollajt, i cili gjeti vdekjen në dhomat e paraburgimit në Athinë. Trupi i pajetë i 29 vjeçarit mbërriti në atdhe 10 ditë pas ngjarjes së rëndë, çka e ka vështirësuar edhe më shumë punën e ekspertëve shqiptarë. Por ajo që shihet me sy të lirë, thonë burimet mediatike, janë shenjat e dhunës në të gjithë pjesët e trupit të të riut shqiptar.
Ekspertët mjekoligjor pas disa orësh verifikim të imtimësishëm  konfirmuan  që ndaj viktimës është ushtruar dhunë makabre dhe tortutuese, shenjat e të cilës dukeshin dhe me sy të lirë.
Burime nga grupi hetimor, i cili është ngritur për këtë ngjarje të rëndë, bëjnë të ditur për gazetën se dhuna është e qartë.
Ja çfarë thonë ekspertët:
 “Mbi trupin e 29-vjeçarit Marnikollaj ka shenja të dukshme të dhunës. Janë konstatuar djegie nga shuarja në trup e cigareve. Të tilla shenja ka në gjoks dhe në shpinë. Ka nxirje në pjesë të ndryshme të trupit, hematoma të krijuara nga përdorimi i dhunës”.
Hetim të plotë të kësaj ngjarjeje kanë kërkuar të gjithë institucionet shqiptare ndaj palës greke. Sipas Ministrisë së Jashtme, ka pamje filmike në dhomat e paraburgimit ku 29 vjeçari shqiptar ka humbur jetën, çka do të bëjnë të mundur dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Por nëse pas hetimeve të plotë të kësaj ngjarjeje do të konfirmojnë se vdekja e 29 vjeçarit erdhi nga dhuna fizike e punonjësve të Policisë, atëherë do të kërkohet hetim dhe vënia para përgjegjësisë e autorëve.

Article Logic
Execution time: 0.0037038326263428