INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja sa taksa do të paguajnë në Tiranë familjet dhe bizneset…

Ja sa taksa do të paguajnë në Tiranë familjet dhe bizneset…

Publikuar më: 09:17 09-03-2016

650 milionë lekë, është masa e taksës që familjet e Tiranës dhe bizneset do të paguajnë për llogari të bashkisë për taksën e përkohshme për infrastrukturën arsimore në vitin 2016.
Shifra bëhet e ditur në projektbuxhetin e vitit 2016 të bashkisë Tiranë, ku nga 650 milionë lekë që planifikohen të mblidhen, 320 milionë lekë do i paguajnë familjarët dhe 330 milionë lekë subjektet tregtare. Në vitin 2017, planifikohen të mblidhen 690 milionë lekë dhe në 2018-n rreth 720 milionë lekë.


Sipas llogaritjeve të Monitor, në total, për periudhën 2016-2018 pritet të derdhen në arkën e bashkisë rreth 2 miliardë lekë, apo rreth 15 milionë euro, të ndara pothuajse përgjysmë nga familjarët dhe bizneset.


Sipas relacionit të bashkisë, taksës së përkohshme për infrastrukturën arsimore i nënshtrohen të gjitha familjet, personat fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, që banojnë dhe ushtrojnë veprimtari ekonomike brenda territorit të Bashkisë së Tiranës.
“Të ardhurat nga kjo taksë e përkohshme do të përdoren me qëllimin për të cilën është vendosur, për rikonstruksionin e objekteve arsimore, shkolla e kopshte si dhe të infrastrukturës arsimore të Bashikisë së Tiranës e cila e ka të domosdoshme ndërtimin e shkollave e kopshteve të reja dhe ndërhyrjet për rikonstruksionin e atyre ekzistuese”, thuhet në relacionin e bashkisë.
Vendosja e taksës së përkohshme për 7 vjet për arsimin ka ngjallur shumë debate, pasi cenon parimin kushtetues që arsimi fillor dhe i mesëm është falas.
Taksa do të jetë 1800 lekë në vit për familjet dhe do të mblidhet në faturën e ujit, ndërsa për bizneset varion deri në 4 mijë lekë 37 mijë lekë në vit për VIP-at.

Article Logic
Execution time: 0.0036900043487549