INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si do të lundrojnë jahtet dhe anijet turistike në Shqipëri

Ja si do të lundrojnë jahtet dhe anijet turistike në Shqipëri

Publikuar më: 11:16 24-06-2018
Për të lehtësuar  procedurat e ankorimit dhe lëvizjes së mjeteve që përdoren nga pushuesit vendas e të huaj, në këtë sezon turistik duhet të kryejnë më herët njoftimin në hyrjen e parë në port. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë përmes Drejtorisë së Përgjithshme Detare sqaron udhëzimet e dala më 22 maj dhe 21 qershor, për të gjitha jahtet turistike, të cilat do të bëjnë njoftim në hyrje vetëm në portin e parë që prekin dhe në portin e fundit përpara se të largohen nga ujërat e Republikës së Shqipërisë. Lëvizja e këtyre mjeteve lundruese brenda porteve dhe ujërave territoriale të Shqipërisë, për një periudhë 1 mujore do të mjaftohet vetëm me njoftimin e Kapitenerisë së Portit përkatës, me përjashtim të rasteve kur nga drejtuesit e mjeteve lundruese kërkohet të kryhen shërbime të ndryshme portuale.
Anijet me pasagjerë që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në ujrat e brendshme brenda datës 01.07.2018 duhet të pajisjen me dokumentacionin e nevojshëm për kryerjen e këtij aktiviteti. Mosplotësimi i dokumentacionit do të sjellë bllokimin e aktivitetit të tyre. 
Ndërsa, mjetet lundruese me pasagjerë me flamur shqiptar nën 42 m, që kryejnë udhëtime bregdetare brenda 25 miljeve detare, me pikë nisje dhe mbërritje një port të Republikës së Shqipërisë dhe që lundrojnë brenda ujërave territoriale, do të trajtohen me ekuipazh si mjete lundrimi portual. 
 
Article Logic
Execution time: 0.0034990310668945