INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si e rrëmbeu peshkarexhën dhe marinarët, egjiptiani…

Ja si e rrëmbeu peshkarexhën dhe marinarët, egjiptiani…

Publikuar më: 09:17 23-06-2016

Dy ditë pas rrëmbimit të peshkarexhës nga egjiptiani, dyshon se dy marinarëve shqiptarë iu është hedhur ilaç gjumi në ushqim. Mendohet se me këtë mënyrë egjiptiani ka mundur ti largojë nga brigjet vendase drejt atyre të Egjiptit, shkruan Panorama.
Sipas Policisë, marinari egjiptian, Adel Mohamed Salam, 30 vjeç, kërkon 70 mijë euro, duke kërcënuar se do të fundosë anijen së bashku me 2 marinarët shqiptarë, motoristin Luan Mema dhe kapiten Dhimitër Malja. Pengmarrësi, sipas bluve, pretendon se pronari i tij ka disa muaj që nuk e ka paguar për punën e kryer dhe në shenjë revolte ka rrëmbyer anijen. Po pronari ka mohuar këtë fakt.
Sipas Policisë së Durrësit, më datë 18 qershor 2016, kapiteni i motopeshkatores Dhimitër Malja, 54 vjeç, ka paraqitur kërkesën për nisje të mjetit lundrues për peshkim së bashku me dy marinarët, shtetasin Luan Mema 36 vjeç, nga Durrësi, dhe shtetasin egjiptian Adel Mohamed Salam, 30 vjeç. Punonjësit e Policisë, sipas proçedurave standarde, ushtruan kontroll në bord dhe pasi u konstatua gjithçka në rregull, në orën 14:30 të datës 18 qershor, iu dha leja për nisjen për gjueti në ujërat e brendshme territoriale. Në orën 24:00 të datës 21 qershor pronari i anijes “Çelepia 2”, Murat Çelepia, është paraqitur pranë Policisë Kufitare në Durrës, ku ka deklaruar se ka humbur kontaktet me motopeshkatoren. Policia Kufitare ka nxjerrë menjëherë në patrullim mjetin lundrues. Por, me gjithë kontrollin me radar dhe thirrjeve të vazhdueshme në kanalin e komunikimit, nuk është bërë e mundur gjetja fizike e anijes. Të gjitha veprimet e Policisë Kufitare janë koordinuar me Rojën Bregdetare.
E gjithçka u zbulua në 22 qershor 2016, kur shtetasi egjiptian Adel Mohamed Salam ka marrë në telefon bashkëkombësin e vet, shtetasin egjiptian R. A., 53 vjeç, i cili punon në Portin Detar Durrës, duke i thënë se motopeshkatorja ndodhet në afërsi të Aleksandrisë në Egjipt. Duke shtuar se për të liruar marinarët kërkon 70 mijë euro.
Kur kanë kaluar pesë ditë nga dalja në det e peshkarexhës, familjarët e dy marinarëve shqiptarë janë në ankth për të afërmit e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0028090476989746