Sipas të dhënave që u bënë publike nga Agjencia Kundër Korrupsionit në Kosovë, shpallet edhe politikani më i pasur në Kosovë, ja si ka arritur të ndërtojë një pasuri të tillë.
Bëhet fjalë për kryetarin e Partisë së fortë, Visar Arifaj, i cili ka rezultuar të këtë një pasuri prej 1 miliardë eurosh. Në formularin e plotësuar nga Arifaj, ai deklaron se ka një pronë që kushton mbi 100 mijë euro, 50% të aksioneve në një kompani që arrijnë vlerën 180 mijë euro, 1200 euro pagë vjetore në Kuvendin e Komunal, 1344 euro pension vjetor dhe 500 euro të depozituara në bankë.
Gjithashtu ai ka deklaruar se piktura e tij ka vlerën 1 miliard euro, gjë që e ka nxjerrë atë automatikisht në listën e politikanëve më të pasur të Kosovës.