Kombëtarja Shqiptare ndodhet në Austri ku po kryen përgatitjet në vigjilje të kampionatit europian. E ndoshta nga lojtarët më me fat është Armando Sadiku, i cili e ka festuar ditëlindjen me shokët e tijë të kombëtares. Sadiku i cili mbush sot 25 vjeç, aktivizohet në rradhët e ekipit të supërligës zvicerane Vaduz. Federata Shqiptare e Futbollit në profilin e saj zyrtar në Facebook, ka postuar një video gjatë grumbullimit në restorantin e hotelit ku i gjithë stafi i ekipit tonë përfaqësues ka uruar Armando Sadikun.
Presidenti i FSHF-së ka zgjedhur Instagramin për ta uruar bomberin që realizoi golin e tretë në ndeshjen vendimtare ndaj Armenisë.
Njëkohësisht edhe ne urojmë sulmuesin për ditëlindjen e tij dhe shpresojmë që të bëjë një paraqitje sa më të denjë në FRANCE 2016.