INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jamarbër Malltezi akuza Qeverisë: ‘Pus nafte brenda zonës së mbrojtur, hajdutët nuk kanë përgjigje’

Jamarbër Malltezi akuza Qeverisë: ‘Pus nafte brenda zonës së mbrojtur, hajdutët nuk kanë përgjigje’

Publikuar më: 12:23 22-02-2018

“Pus nafte brenda zonës së mbrojtur”!

Ky është shqetësimi që ka shprehur Arbër Malltezi, Kreu i Departamentit të Mjedisit në PD referuar lejes së vitit 2015 për të ndërtuar një pus në zonën qendrore të Nartës.

Sipas Malltezit, arsyeja që Rama shkeli ligjin është lidhja me George Soros dhe interesat e biznesmenit.

“Pse paguhet Agjensia për zonat e mbrojtura me 230 punonjës që shpenzon 90,000 USD në muaj dhe 6,000 USD dieta në muaj kur në zonat e mbrojtura mund të hapen edhe puse nafte? Apo që drejtori i agjensisë të çojë 336 milionë lekë nga buxheti i agjensise tek shoqata ku ishte drejtor vetë deri ne 2014?”, pyet Malltezi ndërsa shton i revoltuar se ‘hajdutë’ të tillë nuk i kishin zënë sytë.

REAGIMI I PLOTË:

Pus nafte brenda zonës së mbrojtur! Ja pse vjedhin hajdutët dhe nuk ka asnjë përgjigje. Bëhen urë për shkeljet e ligjit nga Soros dhe për pasojë përlajne gjithë buxhetin e agjensisë për shoqatën e vet por nuk i hyn gjemb në këmbë se kanë blerë gjithë gjyqsorin dhe prokurorinë.

Rama shkeli ligjin dhe dha leje per pus nafte mu brenda zonës qendrore të zonës së mbrojtur të Nartës në 2015 POR pse do shkelte ligjin? Se kishte interesa Soros. Dhunohet ligji për Zonat e Mbrojtura, dhunohet Strategjia e Biodiversitetit, dhunohet Plani i Menaxhimit të Zonës së Mbrojtur Vjose-Nartë, e qeveria fshihet.

Pse paguhet Agjensia për zonat e mbrojtura me 230 punonjës që shpenzon 90,000 USD në muaj dhe 6,000 USD dieta në muaj kur në zonat e mbrojtura mund të hapen edhe puse nafte? Apo që drejtori i agjensisë të çojë 336 milionë lekë nga buxheti i agjensisë tek shoqata ku ishte drejtor vetë deri në 2014?

Ndihet i trimeruar drejtori se kur kryeministri kërkon shkelje ligji vete për hater të Sorosit bëhet deti kos dhe vidhet nga të gjitha anët. Hajdutë të këtillë nuk kishim parë me sy", ka deklaruar Kreu i Departamentit të Mjedisit në PD.

dfbgawe4.jpg

strgh_w45.jpg

serg_a34.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0021169185638428