INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Janë dorëhequr apo jo mjekët e urgjencës së QSUT? Mësoni përmes fakteve të vërtetën [VIDEO]

Janë dorëhequr apo jo mjekët e urgjencës së QSUT? Mësoni përmes fakteve të vërtetën [VIDEO]

Publikuar më: 16:43 05-12-2017

Sot përgjatë gjithë paradites në media ka qarkulluar kjo letër, ku shkruhet qartë që 8 mjekë të Urgjencës së QSUT kanë dhënë dorëheqjen. 

Mjekët firmëtarë letrën janë:
Petrit Gjorgji
Elton Calliku
Besmir Kocia
Etiomena Bracaj
Jonida Kito
Petrit Vargu
Afrim Yzeiraj
Eqerem Hasani
Shkak për këtë vendim janë bërë kushtet e këqija të punës. Disa nga mjekët e urgjencës kishte folur disa herë për këtë situatë ndërsa ka paralajmëruar sipas kodit të punës 30 ditë më parë Kryeminstrin Rama dhe Ministren Manastirliu.
Po disa orë më vonë drejtues të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë kanë shkuar me urgjencë në QSUT, ku dhe kanë takuar disa shefash shërbimesh, disa prej të cilëve nuk janë firmëtarë të letrës. Këta të fundit nuk kanë mohuar problemet në QSUT dhe thonë se vetë i kanë nisur jo zyrtarisht një peticion për zgjidhje e problemeve drejtorisë dhe se çështjen nuk duan ta mediatizojnë.
Pavarësisht të vërtetës së dorëheqjes shqetësimi që ngrenë mjekët e urgjencës së QSUT për kushtet në punë dhe mbingarkesën, që kanë nuk është mohuar nga asnjë.

Article Logic
Execution time: 0.0038678646087646