INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Japonezët ndërtojnë “trenin e padukshëm”, ja pse do duket i tillë

Publikuar më: 11:06 14-04-2016

Kompania hekurudhore japoneze “Seibu Railwey” do të festojë në vitin 2018, në 100-vjetorin e saj, me futjen e kompozicionit të ri të trenave të cilët do të jenë “të padukshëm”.

Për dizajnin e trenave të rinj, përgjegjës është Kazuo Sejima, arkitekti i njohur japonez, i cili shpesh angazhohet për të për të punuar sipërfaqet me shkëlqim, të tilla si qelqi, mermeri apo metali.

Duke pasur parasysh se trenat udhëtojnë në mjedise të ndryshme natyrore, ai ka menduar se do të ishte mirë që ata të përshtaten me vendin ku kalon dhe për këtë ai ka vendosur që treni jashtë të jetë i mbuluar me qelq gjysmë-transparent.

Treni, i cili do të ketë tetë vagonë, në linjat hekurudhore japoneze pritet të paraqitet pas dy vitesh.

Article Logic
Execution time: 0.0035419464111328