INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jasteku për të cilin të gjithë kemi nevojë

Jasteku për të cilin të gjithë kemi nevojë

Publikuar më: 21:08 10-08-2016

Gjumi është shumë i domosdoshëm për njeriun dhe duhet të sigurohemi jo vetëm që kemi fjetur mjaftueshëm, por edhe rehat. Shpesh mund të na ndodhë që nuk na zë gjumi, dhe rrotullohemi sa në një krah në një tjetër pasi nuk ndihemi rehat dhe disa herë ia vemë fajin jastëkut. Mirëpo është gjetur zgjidhja për këtë nga kompania Zeeq, e cila ka nxjerrë në treg një jastëk të veçantë.

Çfarë arrin të bëjë ky jastëk kaq i veçantë?

Ky jastëk është përshkruar si “pjesëmarrësi aktivë gjatë gjumit tuaj” nga kompania ZEEQ.

Jastëku përbëhet nga shkumë memorike e cila përmban tetë altoparlant të cilët lidhen me Bluetooth dhe të cilët luajnë muzikën tuaj të preferuar nga telefoni apo ndonjë pajisje tjetër.

Kjo muzikë zbehet me kalimin e kohës në bazë të preferencave që ju keni caktuar me anë të aplikacionit i cili lidhet me këtë jastëk. Përveç muzikës, ky jastëk do ju ofroj të dhëna me kualitetin e gjumit që ju bëni. Ky jastëk ju tregon nëse keni gërhitur apo se sa keni lëvizur gjatë kohës sa ishit në gjumë. Nëse ju gërhisni shumë, atëherë jastëku do të lëshojë një dridhje që do ju bëjë të mos gërhisni më.

Çmimi për një jastëk të tillë është 179 USD dhe porositë e tij do të fillojnë të shpërndahen në muajin Dhjetor 2016.

Article Logic
Execution time: 0.003727912902832