INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Java e Europës në Tiranë me samit dhe protestë, 'Vuçiç non grata'

Java e Europës në Tiranë me samit dhe protestë, 'Vuçiç non grata'

Publikuar më: 11:26 07-05-2019

Nesër dhe pasnesër në Tiranë do të mbahet samiti i Brdo-Brijunit. Në kryeqytetin shqiptar do të jenë liderët e Ballkanit Perëndimor, mes të cilëve dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. 

Gjatë samitit, liderët e Ballkanit Perëndimor pritet që të kenë takime edhe me kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Në Tiranë do të jetë dhe shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Federika Mogerini.
Por gjatë këtij samiti do të zhvillohet edhe një protestë kundër ardhjes së Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe kreun e serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik.  “Aleksandar Vuçië dhe Milorad Dodik po planifikojnë të vinë në Tiranë më 8 maj, nuk janë të mirëseardhur! Ftojmë qytetarët të na bashkohen ditën e mërkurë, data 8 maj, në ora 18:00, para monumentit të “Vëllezërve Frashëri”, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, për të shprehur simbolikisht dhe në mënyrë paqësore kundërshtimin ndaj politikave supremaciste serbe që rrezikojnë kombin shqiptar, si dhe drejtësinë e paqen në rajon”, shkruan drejtori ekzekutiv i Qendrës së Vetëvendosjes në Tiranë, Boiken Abazi.
Sipas kësaj Qendre, "Ata të dy janë dy politikanë udhëheqës me të kaluar dhe të tashme kriminale, s’kanë shprehur asnjë pendesë për krimet e Serbisë, mohojnë masakrat e luftës. Vuçiç dhe Dodik janë persona 'non grata' në Shqipëri", deklarojnë ata.

vucic_non_grata.jpg

Axhenda e samitit

E enjte, 9 maj 2019
Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes
09:00 – 09:20 Mbërritja e kryetarëve të delegacioneve dhe miqve të nderit
Liderët priten nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, Presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic dhe Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor.
09:20 - 09:30 Foto familjare
09:30 – 11:30 Takimi plenar/ Moderohet nga Grabar-Kitarovic dhe Pahor. Fjala e hapjes nga organizatori i samitit, Ilir Meta
11:40 – 12:10 Konferenca e përbashkët për shtyp
President i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta
Presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar- Kitarović
Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor
Të ftuarit e nderit

Article Logic
Execution time: 0.003734827041626